Mbështetje për kërkimin e mineraleve kritike: Bozhinovska mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes DFC dhe Pela Global në Uashington, me vlerë 5 milionë dollarë

Mbështetje për kërkimin e mineraleve kritike: Bozhinovska mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes DFC dhe Pela Global në Uashington, me vlerë 5 milionë dollarë

Në selinë e U.S. International Development Finance Corporation (DFC) në Uashington u mbajt ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbështetje financiare në shumën prej 5 milionë dollarësh, e destinuar për kërkimin e mineraleve kritike në Maqedoni.

Marrëveshja u nënshkrua nga Konor Koleman, drejtues i investimeve në DFC, dhe Nik Jovanovski, drejtor ekzekutiv i Pela Global Limited.

Në ngjarje mori pjesë ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, së bashku me ministrin e punëve të jashtme, Timço Mucunski.

Mbështetja financiare përbën një hap konkret drejt zhvillimit të potencialit të mineraleve kritike, si një segment i rëndësishëm i politikave moderne energjetike dhe industriale. Me këtë marrëveshje hapen mundësi për investime të mëtejshme, kërkime dhe zhvillim teknologjik, në përputhje me trendet globale për sigurimin e burimeve alternative të lëndëve të para kritike.

Ngjarja u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më parë u mbajt një takim bilateral me drejtuesit e DFC-së, ku u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve konkrete.

Ky hap përbën një sinjal të rëndësishëm për interesin e shtuar në investime në sektorin e mineraleve kritike në Maqedoni dhe konfirmon më tej bashkëpunimin strategjik me SHBA-të në fushën e energjisë dhe resurseve.

Me respekt,

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu