Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot hapi Konsultimin e 13-të të MAKO SIGRE , një ngjarje kyçe për sektorin e energjisë elektrike të vendit, që mbledh kuadrin akademik dhe industrial për të shkëmbyer ide, inovacione dhe zgjidhje praktike. Bozhinovska e hapi konsultimin si kryetare e Këshillit të Nderit, gjë që konfirmon besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë dhe organizatës.
Në fjalimin e saj, ministrja theksoi se konsultimi është një vend ku diskutohen reformat dhe arritjet më të fundit në sektorin e energjisë. Puna e palodhur, kreativiteti dhe përkushtimi i inxhinierëve janë forca e vërtetë shtytëse e përparimit në sektor.
Bozhinovska theksoi se, pavarësisht rolit në rritje të inteligjencës artificiale në analizë dhe simulim, asgjë nuk mund të zëvendësojë potencialin njerëzor dhe njohuritë e profesionistëve:
"AI mund të ndihmojë, por nuk mund të zëvendësojë mendjen krijuese, përvojën dhe pasionin e inxhinierëve që po formësojnë çdo aspekt të sektorit të energjisë", theksoi Bozhinovska.
Theks i veçantë iu kushtua inxhinierëve dhe studentëve të rinj, si e ardhmja e sektorit: "Energjia dhe angazhimi juaj janë themeli i zhvillimit afatgjatë të sektorit të energjetikës". theksoi Bozhinovska
Ministrja konfirmoi prioritetet e Ministrisë:
• sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë energjetike;
• rritja e pjesës së burimeve të ripërtrishme si dielli, era dhe energjia gjeotermale;
• modernizimi i infrastrukturës së rrjetit me sisteme digjitale dhe të mençura;
• mbështetje për investime përmes rregullimit të parashikueshëm dhe partneriteteve publike-private;
• zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe formimit profesional;
• forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
"Në një kohë ndryshimi themelor – dekarbonizimi, digjitalizimi, decentralizimi dhe integrimi i tregut – forume të tilla janë të një rëndësie të paçmuar. Le të jetë ky konsultim fillimi i iniciativave të reja, projekteve të forcuara dhe koordinimit të përhershëm ndërmjet të gjithë atorëve", tha Bozhinovska në fjalimin e saj para pjesëmarrësve.
Në ngjarje marrin pjesë ekspertë nga industria, akademia dhe inxhinierë të rinj, dhe Ministria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe dialog me të gjithë aktorër në sektor.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale