Bozhinovska-Yu: Modernizimi në energjetikë dhe tranzicioni i gjelbër janë kyç për qëndrueshmërinë energjetike

Bozhinovska-Yu: Modernizimi në energjetikë dhe tranzicioni i gjelbër janë kyç për qëndrueshmërinë energjetike

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot pati një takim pune me një delegacion të lartë të Bankës Botërore, të udhëhequr nga znj. Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut.

Ky takim është vazhdim i bashkëpunimit dhe koordinimit të mëparshëm për zbatimin e projekteve kyçe në vend, ndër të cilat theks i veçantë vihet në modernizimin e sistemeve të ngrohjes qendrore në Manastir dhe Shkup, si dhe në aktivitetet aktuale të Ministrisë në fushën e energjisë. 

Ministrja Bozhinovska në takim prezantoi projektet strategjike energjetike me qëllim përshpejtimin e procesit të tranzicionit të gjelbër dhe planet për realizimin e investimeve të reja në burime të ripërtrishme të energjisë.

Në takim u theksua rëndësia e efikasitetit energjetik, për të cilin ministrja Bozhinovska informoi se po punohet në realizimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike, me ç’rast pritet të përfshihen gjithsej 33 institucione. Me këtë, siç theksoi ministrja, do të kontribuohet drejtpërdrejt në ajër më të pastër dhe qëndrueshmëri energjetike, por njëkohësisht do të sjellë përfitime për qytetarët dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua lidhjes rajonale energjetike të vendit, ku u përshëndetën përpjekjet e Ministrisë për krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, modern dhe stabil.

Të dyja palët ranë dakord se bashkëpunimi i fortë partneror do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa u theksua se Banka Botërore do të vazhdojë të sigurojë mbështetje të fuqishme në sektorë të ndryshëm me qëllim realizimin e perspektivës evropiane të vendit.

 

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu