Me efikasitet energjetik drejt kostove më të ulëta: Shteti hyn në investime prej të paktën 50 milionë euro për rikonstruksionin e ndërtesave publike

Me efikasitet energjetik drejt kostove më të ulëta: Shteti hyn në investime prej të paktën 50 milionë euro për rikonstruksionin e ndërtesave publike

Sot u mbajt takim koordinues online me të gjithë aktorët relevantë në procesin e transformimit energjetik, ku mori pjesë ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, e cila shënoi fillimin e përgatitjeve për një cikël të rëndësishëm investimi për rinovimin energjetik të ndërtesave publike në Maqedoninë e Veriut.

Në takim u prezantuan drejtimet për hartimin e një studimi përgatitor për efikasitetin energjetik, me një përcaktim të qartë që rinovimi i fondit publik ndërtimor të bëhet një nga prioritetet kryesore shtetërore. Procesi realizohet në kuadër të programit PEEB Cool, me mbështetje nga Agjencia franceze për zhvillim (AFD) dhe në koordinim me Shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) dhe institucionet përkatëse.

Si hap fillestar, u prezantua një listë me 14 ndërtesa publike prioritare me një sipërfaqe totale prej rreth 100,000 metrash katrorë dhe një vlerë të vlerësuar rinovimi prej rreth 11 milionë euro. Kjo siguron bazën për ndërtimin e një portofoli dukshëm më të gjerë investimesh, me ambicien për të arritur të paktën 50 milionë euro.

Gjatë takimit u theksua se shteti tashmë ka obligim për rinovim vjetor të 3% të ndërtesave publike në periudhën 2025–2028, me qëllim që deri në vitin 2028 të arrihet të paktën 9% sipërfaqe e rinovuar. Studimi përgatitor do të sigurojë një bazë konkrete dhe të zbatueshme për fazën e ardhshme – analiza të detajuara dhe realizimin e investimeve.

Fokusi do të jetë në rezultate të thelluara dhe të matshme. Çdo objekt do të duhet të plotësojë të paktën dy nga tre kriteret kryesore: të paktën 40% kursim energjie, 40% reduktim të emetimeve të gazeve serrë ose 40% kursim ujit. Për më tepër, objektet pa sisteme ftohjeje do të kërkojnë të paktën një përmirësim prej 20% në komoditetin termik.

Në këtë proces, shteti vendos një kornizë të qartë, të bazuar teknikisht dhe të gatshëm për investime për të përshpejtuar rinovimin e ndërtesave publike, për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për të përmirësuar kushtet e sektorit publik.

 

Me respekt,

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu