Bozhinovska: Energjetika duhet të jetë një hapësirë ku gratë nuk janë përjashtim, por rregull – Ministria me balancë gjinor 50/50 është dëshmi se instuticionet munden

Bozhinovska: Energjetika duhet të jetë një hapësirë ku gratë nuk janë përjashtim, por rregull – Ministria me balancë gjinor 50/50 është dëshmi se instuticionet munden

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, u drejtua në konferencën “ Barazia gjinore në fokus të qasjes ndaj BE – së: Udhërrëfyes për Maqedoninë e Veriut”, e mbajtur në Shkup, në organizim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe UN Women. Ngjarja mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë dhe organizata partnere me një qëllim të përbashkët – integrimin e barazisë gjinore si komponentë qendrore të integrimit evropian.

Në fjalimin hyrës, ministrja Bozhinovska theksoi se barazia gjinore është një vlerë themelore evropiane dhe një kusht thelbësor për anëtarësimin në BE, por mbi gjitha – një investim në           stabilitetin, rritjen ekonomike dhe të ardhmen e qëndrueshme të shtetit.

„Еvropa ka bërë të qartë se barazia nuk është zgjedhje, por standard. Dhe ne e pranojmë këtë standard sepse besojmë në një shtet pa qytetarë të privilegjuar dhe të priviligjuar,”, theksoi minstrija.

Ajo rikujtoji se pikërisht energjetika – si sektor strategjik dhe shtyllë politike e integrimit evropian – mbetet një fushë me pjesëmarrje shumë të ulët të grave, gjë që nuk përbën vetëm një padrejtësi shoqërore, por edhe një pengesë për një tranzicion të suksesshëm drejt energjisë së gjelbër.

„Gratë janë më së paku të përfaqësuara në profesionet teknike, inovacionet energjetike dhe           pozitat udhëheqëse. Ky është një kufizim që duhet ta tejkalojmë nëse duam një ekonomi   moderne, evropiane dhe konkurruse. Barazia nuk ndodh vetvetiu – ajo ndërtohet. Në një sektor si energjetika, ku grate shpesh duhet të dëshmojnë dyfish, detyra ime si lidere është t’u hap derën grave tjera. Nëse instuticonet krijojnë rregulla të drejta dhe mundësi të qarta, talenti do të shfaqet”, u shpreh Bozhinovska.

Ministrja gjithashtu theksoi faktin se Ministria e Energjisë sot është një instuticion me barazi të plotë gjinore – 50% gra 50% burra – që, siç nënvizoi ajo, është dëshmi se institucionet mund dhe duhet të jenë motor i barazisë.

Në fjalimin e saj u theksua se parimet e trajtimit të barabartë, pagesës së barabartë,  mosdiskriminimit dhe përfshirjes gjinore do të integrohen në të gjitha reformat kyçe energjetike.

Мinistrja përshëndeti edhe bashkëpunimin me UN Women dhe përgatitjen e dhjetë analizave të GAP – it gjinor, të cilat do të shërbejnë si bazë për masa të reja, tregues statisikore dhe  politika të bazuara në fakte .

„Tranzicioni i gjelbër nuk do të ketë sukses nëse gjysma e popullsisë mbetet jashtë procesit. Detyra jonë është të krijojmë një sistem që është i qëndrueshëm, evropian dhe i drejtë – një      sistem në të cilin çdo grua ka qasje në arsim, teknologji, inovacione dhe pozita drejtuese në      energjetikë. Evropa nuk po ndërton një sistem të ri energjetik për ta përsëritur padrejtësinë e     vjetër. Evropa po ndërton një sistem në të cilin secili ka mundësi të kontribuojë – dhe ne duhet të jemi pjesë e asaj vizioni”, thekosi Bozhinovska.

Konferenca përfundoi me një thirrje për koordinimin të shtuar mes institucioneve, donatorëve dhe sektorit civil, si dhe me vlerësimin e përbashkët se Maqedonia e Veriut ka potencial të bëhet     lidere rajonale në krijimin e një tranzicioni të gjelbër gjithëpërfshirës dhe me barazi gjinore.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

Accessibility Menu