Ministrja Bozhinovska merr pjesë në takimin e ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër

Ministrja Bozhinovska  merr pjesë në takimin e ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër

Procesi i Berlinit përfaqëson një platformë të rëndësishme për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë, me qëllim promovimin e integrimit rajonal, rritjes ekonomike, përmirësimit të lidhshmërisë infrastrukturore, si dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

 

Një nga fokuset qendrore të takimit është zbatimi dhe përmirsimi i Planit të Përbashkët të Veprimit të Tregut Rajonal (Common Regional Market 2025-2028), i cili është një instrument kyç për arritjen e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë puntore në rajon, si dhe për nxitjen e konkurrencës dhe konvergjencës ekonomike me BE-në.

 

Tema të tjera të rëndësishme të takimit janë:

• Inkurajimi i investimeve, veçanërisht në sektorët e gjelbër dhe digjital;

• Fuqizimi i infrastrukturës rajonale dhe lidhjes midis vendeve (transporti, energjia, lidhshmëria digjitale);

• Mbështetja e proceseve reformuese, afrimi me rregulloret dhe standardet e BE-së, duke mundësuar kështu një rrugë më të qartë dhe më të qëndrueshme drejt integrimit evropian.

 

Ministrja Bozhinovska, në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konfirmon përkushtimin tonë për angazhim aktiv në të gjitha mekanizmat e Procesit të Berlinit, si dhe në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Qëllimi ynë është të sigurojmë që interesat dhe prioritetet kombëtare të inkorporohen, që reformat të zbatohen siç është planifikuar dhe që përfitimet e integrimit rajonal të ndihen nga të gjithë qytetarët.

 

Në të njëjtën kohë, ky takim është një mundësi për të shkëmbyer përvoja, për të forcuar partneritetet dhe për t'u koordinuar me institucionet financiare ndërkombëtare dhe partnerët e tjerë që mund të ofrojnë mbështetje për projekte që sjellin rezultate konkrete.

 

Përkushtimi ynë është që këto iniciativa të realizohen  në politika dhe projekte konkrete, me transparencë, efikasitet dhe fokus në zhvillimin e qëndrueshëm.

 

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

 

Accessibility Menu