AFD i bashkohet Platformës së Investimeve të Maqedonisë së Veriut për një Tranzicion të Drejtë Energjetik për të mbështetur një tranzicion të drejtë, të besueshëm dhe të përballueshëm energjetik në vend
Më 15 tetor në Shkup, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut nënshkroi Deklaratën e përbashkët me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila zyrtarisht mirëpriti AFD-në si partner të Platformës së Investimeve dhe forcoi mbështetjen për tranzicionin e drejtë energjetik të Maqedonisë së Veriut.
Duke folur në ceremoni, ministrja Bozhinovska deklaroi: "Ne jemi të kënaqur të mirëpresim AFD në Platformën e Investimeve për Tranzicion të Drejtë të Energjisë. Ky partneritet forcon aftësinë tonë për të modernizuar sistemin elektroenergjetik, për të integruar më shumë burime të ripërtrishme dhe për të mbrojtur disponueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit. Mbështetja e AFD-së – së bashku me njohuritë e ndara nga ekspertët evropianë – na ndihmon të sigurojmë një angazhim të vazhdueshëm dhe të gjerë për tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut, duke vendosur qytetarët dhe bizneset në qendër të saj."
Zëvendësdrejtori i Zyrës së AFD për Ballkanin Perëndimor, z. François Vince, shtoi: "AFD është e përkushtuar të mbështesë tranzicionin e drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik të Maqedonisë së Veriut. Përmes Platformës së Investimeve, ne do të punojmë me Qeverinë dhe partnerët e tjerë të platformës për të ofruar plane përmes projekteve konkrete të zbatueshme dhe financiarisht të qëndrueshme, që sjellin përfitime reale për familjet, industrinë dhe shoqërinë më të gjerë
Ky partneritet ilustron ambicien e AFD-së për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për të përparuar drejt anëtarësimit në BE. Duke punuar krah për krah me autoritetet kombëtare, institucionet evropiane dhe partnerët e tjerë të zhvillimit, AFD kontribuon në forcimin e kapaciteteve të vendit për të zbatuar reforma, për të modernizuar sektorët kyç dhe për t'u përafruar me standardet e BE-së.
Rreth Platformës së Investimeve të Tranzicionit të Drejtë të Energjisë dhe Njësisë së Mbështetjes Teknike
Platforma e Investimeve për Tranzicionin e Drejtë të Energjisë është një mekanizëm koordinues qeveritar që lidh investimet prioritare të energjisë (burimet e ripërtrishme, rrjetet e transmetimit, magazinim të eenergjisë dhe fleksibilitetin e sistemit) me masat e tranzicionit të drejtë (rikualifikimi i fuqisë punëtore, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përfshirja e komuniteteve në rajonet e varura nga qymyri).
Proceset në kuadër të Platformës së Investimeve për Tranzicion të Drejtë të Energjisë po zbatohen me ndihmën e Njësisë së Mbështetjes Teknike, e cila u themelua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup me mbështetjen e Bloomberg Philanthropies. Qëllimi i Njësisë së Mbështetjes Teknike është të mundësojë koordinimin dhe komunikimin me të gjitha palët e interesuara, të udhëhequr nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe partnerët e Platformës së Investimeve për një Tranzicion të Drejtë të Energjisë.
Për AFD-në:
Grupi AFD kontribuon në zbatimin e politikave të Francës për zhvillim të qëndrueshëm dhe solidaritet ndërkombëtar. Pjesë e Grupit janë Agence Française de Développement (AFD), agjencia franceze e zhvillimit, e cila financon sektorin publik, OJQ-të, kërkimin dhe trajnimin; filiali i saj Proparco, i cili fokusohet në sektorin privat; dhe Expertise France, agjencia e bashkëpunimit teknik.
Grupi AFD financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet e nevojshme në një botë më të drejtë dhe të qëndrueshme. Aktiv në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019, grupi ka një mandat për të ndihmuar vendet e rajonit në përafrimin me standardet e BE-së dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, duke synuar një trajektore zhvillimi gjithëpërfshirës dhe me karbon të ulët. Që atëherë, Grupi AFD ka mobilizuar mbi 1.5 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, përmes 39 projekteve aktive.
Më shumë informacion: www.afd.fr