Ministrja Bozhinovska: Gratë janë motori intelektual i pashfrytëzuar i energjetikës

Ministrja Bozhinovska: Gratë janë motori intelektual i pashfrytëzuar i energjetikës

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen kick-off të projektit PULSE dhe Rrjetit të Grave të EVN Maqedonisë, ku dha mbështetje të fuqishme për nismën për forcimin e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes në sektorin energjetik.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se tranzicioni energjetik është një proces thellësisht social dhe ekonomik, në të cilin përfshirja e grave është një parakusht kyç për sukses.

„Energjetika është shtylla kurrizore e shtetit dhe gratë janë motori i tij intelektual i pashfrytëzuar. Nëse përjashtojmë gjysmën e potencialit njerëzor, ne tashmë ndodhemi në deficit energjetik", theksoi Bozhinovska.

Ajo nënvizoi se një sistem i ri nuk mund të ndërtohet me një mentalitet të vjetër dhe se një tranzicion i qëndrueshëm energjetik kërkon gra ku merren vendime, udhëhiqen projektet dhe shpërndahen burime.

Ministrja rikujtoi se sektori i energjisë në nivel global po pëson transformimin më të thellë në historinë e tij – nga dekarbonizimi dhe digjitalizimi, deri te integrimi i burimeve të ripërtrishme dhe rrjeteve intelegjente – procese që kërkojnë aftësi të reja, analitikë, inovacion dhe fleksibilitet, pikërisht ato cilësi ku gratë mund dhe duhet të kenë një rol udhëheqës.

Si tregues i rëndësishëm i progresit, Bozhinovska theksoi se për herë të parë në vitin 2024 kapaciteti i energjisë diellore të vendit tejkaloi atë të hidroenergjetikës, gjë që paraqet një sukses të madh për agjendën e gjelbër, por edhe një sfidë serioze inxhinierike dhe menaxheriale për rrjetin e shpërndarjes.

"Energjetika moderne kërkon lidership që di të udhëheqë ndryshimin dhe një kulturë që di të mbajë talentin. Diversiteti nuk është çështje drejtësie, por një parakusht për zgjidhje pragmatike dhe të qëndrueshme", theksoi ajo.

Ministrja iu referua edhe pengesave ekzistuese për avancimin e grave në sektor, duke theksuar se ato nuk janë rezultat i mungesës së vetëbesimit, por i modeleve të vjetruara të korporatave dhe sistemeve jofleksibël që nuk njohin dhe vlerësojnë aftësitë e tyre udhëheqëse.

"Në këtë nuk duhet parë si një akt mirësjelljeje ndaj grave, por një vendim i zgjuar biznesi. Ekipet me diversitet gjinor sjellin më shumë inovacion, përfitim më të mirë dhe menaxhim më të mirë të rrezikut. Nëse humbasim talentin, me vetëdije humbasim të ardhmen", theksoi Bozhinovska.

Ajo përshëndeti angazhimin e EVN Maqedoni si nënshkruese e Parimeve të Kombeve të Bashkuara për Fuqizimin e Grave (WEP) dhe iniciatore e projektit PULSE, duke vlerësuar se ky program nuk është një "histori paralele", por pjesë e motorit të transformimit të sektorit.

"Energjia e qëndrueshme kërkon kompani të përgjegjshme ndërsa kompania e përgjegjshme kërkon lidership që hap dyert për më të mirën. PULSE dhe Rrjeti i Grave në EVN Maqedoni janë pikërisht kjo – pulsi i energjetikës së re", theksoi ministrja.

Në fund, Bozhinovska dërgoi një mesazh të fortë për gratë e reja në energjetikë:

"Mos prisni leje për të udhëhequr, zini vendin tuaj. Mos i heshtni idetë tuaja, thuajini ato me zë të lartë. Jeni më të forta nga sa e mendoni."

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, siç theksoi ajo, mbetet e hapur për bashkëpunim me sektorin privat duke integruar komponentin gjinor në të gjitha strategjitë dhe politikat energjetike.

"Së bashku po pulsojmë përpara – po fuqizojmë gratë, e fuqizojmë sektorin tonë dhe po udhëheqim të ardhmen energjetike", theksoi ministrja Bozhinovska.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu