Mbështetja suedeze për reformat energjetike në Maqedoni – Bozhinovska dhe Sulstrom hapin mundësi të reja për investime dhe partneritete

Mbështetja suedeze për reformat energjetike në Maqedoni – Bozhinovska dhe Sulstrom hapin mundësi të reja për investime dhe partneritete

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Ola Sulstrom, gjatë të cilit u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tij, me theks të veçantë në sektorin e energjetikës, projektet infrastrukturore dhe tranzicionin e gjelbër.

Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e efikasitetit energjetik, modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin e zgjidhjeve inteligjente energjetike, fusha në të cilat Suedia është një nga liderët evropianë.

Ministrja Bozhinovska theksoi se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm ndaj modernizimit të sistemit energjetik të Maqedonisë, rritjes së pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe ndërtimit të një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Qëllimi ynë është një sistem energjetik modern, efikas dhe i qëndrueshëm, i cili do të garantojë siguri për qytetarët dhe do të krijojë një klimë të favorshme për investime të reja. Njohuritë, përvoja dhe zhvillimi teknologjik i Suedisë përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm për projekte dhe partneritete të përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në përshpejtimin e transformimit energjetik të Maqedonisë”, theksoi ministrja Bozhinovska.

Ambasadori Ola Sulstrom theksoi gatishmërinë e Suedisë për të vazhduar mbështetjen e Maqedonisë në proceset reformuese dhe vuri në dukje se një numër i madh kompanish suedeze po i ndjekin me vëmendje zhvillimet në sektorin energjetik të Maqedonisë, duke njohur potencial për investime të reja dhe bashkëpunim ekonomik.

Ai vlerësoi se ekzistojnë mundësi reale për zgjerimin e pranisë së kompanive suedeze në tregun e Maqedonisë, veçanërisht në projekte që lidhen me efikasitetin energjetik, infrastrukturën moderne dhe teknologjitë inovative të gjelbra.

Njëkohësisht, ambasadori Ola Sulstrom ritheksoi se Suedia mbetet një mike e fortë dhe një mbështetëse e sinqertë e Maqedonisë.

Në përfundim të takimit u konfirmua angazhimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimin e partneriteteve konkrete në fushën e energjisë së qëndrueshme, zhvillimit të infrastrukturës dhe zbatimit të reformave energjetike, të cilat do të kontribuojnë në rritjen ekonomike, rritjen e sigurisë energjetike dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu