Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton të gjithë kandidatët e interesuar se provimi për marrjen e certifikatës së kalimit të provimit profesional për operator të pajisjeve dhe impianteve energjetike do të mbahet në sesionin e provimeve të dhjetori.
Në përputhje me Ligjin për Energjetikë, aplikimi për dhënien e provimit bëhet gjatë muajit që i paraprin muajit kur mbahet sesioni i provimeve. Për sesionin e dhjetorit, kandidatët mund të aplikojnë nga 1 deri më 15 nëntor.
Provimi profesional përbëhet nga:
- pjesa me shkrim (pjesa teorike), me të cilën vlerësohen njohuritë teorike të kandidatit;
- pjesa me gojë (puna praktike), me të cilën vlerësohet aftësia e kandidatit për të përdorur pajisjet dhe impiantet përkatëse energjetike për të cilat ka aplikuar.
Gjatë aplikimit, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë dokumentacion të rregullt dhe të plotë që dëshmon se i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit për kategorinë përkatëse të operatorit të pajisjeve dhe impianteve energjetike.
Informacionet shtesë për mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet e provimit do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë.