Punëtori për forcimin e kapaciteteve të administratës komunale për efikasitetet energjetik u mbajt në Manastir

Punëtori për forcimin e kapaciteteve të administratës komunale për efikasitetet energjetik u mbajt në Manastir

Më 4 dhjetor 2025 në Manastir u mbajt punëtoria për ndërtimin e kapaciteteve të administratës komunale për përgatitjen e programeve për efikasitet energjetik. Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për reformat energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili zbatohet me mbështetje financiare nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

 

Qëllimi i projektit është të sigurohet një nivel i lartë i politikave efikase energjetike dhe një kornizë ligjore strategjike, të mundësohet zbatimi dhe monitorimi i duhur i proceseve, të rritet hamrmonizimi i legjislacionit kombëtar me kornizën ligjore të energjisë së Bashkimit Evropian, si dhe të forcohen kapacitetet institucionale të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

 

Në punëtori u preazantuan detyrimet ligjore të njësive të vetëqeverisjes lokale, përfshirë edhe njësitë e qytetit të Shkupit, në pjesën e përgatitjes, dorëzimit dhe raportimit për programet e      efikasitetit energjetik. Përmes prezantimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me të gjithë procesin e përgatitjes së një programi për efikasitet energjetik, planin vjetor për zbatimin e tij, raportin për aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar, si dhe me mekanizmat e financimit të zbatimit të tijë.

 

Punëtoria paraqet një hap të rënëdisishëm në forcimin e kapaciteteve të administratës lokale për menaxhim efikas me burimet energjetike dhe për zbatimin e sukseshëm të masave për efikasitet energjetik në nivel lokal. Kjo punëtori është planifikuar për komunat e rajoneve planifikuese të Pellagonisë, Vardarit dhe Jugperëndimit dhe u dërgua ftesë deri tëk ato.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

Accessibility Menu