Në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale për herë të parë u zhvillua një takim i përbashkët me Bordin Drejtues dhe Mbikëqyrës të MEPSO – format që siguron koordinim më të shpejtë dhe më efikas në funksionimin e sistemit të transmetimit.
Ministrja Sanja Bozhinovska theksoi se koordinimi i rregullt është i domosdosshëm sepse MEPSO, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë energjetike të vendit duhet të funksionojë në mënyrë të përsosur, me dinamikë të qëndrueshme të projekteve dhe pa vonesa.
„ Në kushtet kur stabiliteti energjetik është prioritet i shtetit, është thelbësore që rrjeti i transmetimit të mirëmbahet vazhdimisht, të modernizohet dhe të zhvillohet në hap me standardet evropiane, me një strategji të qartë dhe disiplinë ditore operative. Vetëm me koordinim të përbashkët dhe në kohë, së bashku me Bordin Drejtues dhe Mbikëqyrës, mund të tejkalohen pengesat eventuale për projektet kyçe, që të zgjidhen në kohë pengesat administrative dhe të sigurohet modernizim dhe mirëmbajtje e vazhdueshme e rrjetit të transmetimit", theksoi Bozhinovska.
Në takim u shqyrtuan pikat kryesore:
· Progresi dhe statusi aktual i projekteve të mëdha infrastrukturore që janë në fazë realizimi.
· Planifikimi dhe përcaktimi i prioriteteve për projekte të reja strategjike për forcimin e rrjetit.
- Sfidat në operacionet e përditshme dhe modelet për tejkalimin e tyre për efikasitet më të madh dhe operativë më të mirë.
Nga viti i ardhshëm, MEPSO do të bëhet anëtar i plotë i Joint Allocatuin Office (JAO) – platforma e vetme evropiane për ankandet e kapaciteteve të transmetimit ndërkufitare. Duke iu bashkuar JAO-s, operatori maqedonas i sistemit hyn në modelin e harmonizuar evropian të tregtimit të energjisë elektrike, përgjatë kufijve të Serbisë dhe Bullgarisë, ndërsa mbetet në platformën rajonale (CEO) me fqinjët e tjerë. Ky anëtarësim do të mundësojë menaxhim më efikas të kapaciteteve ndërkufitare, transparencë më të madhe dhe integrim të tregut maqedonas në flukset evropiane të energjisë elektrike.
Ministria do të vazhdojë komunikimin dhe koordinimin e rregullt me MEPSO për të siguruar një sistem transmetimi të qëndrueshëm, modern dhe të besueshëm që është baza e sigurisë dhe zhvillimit energjetik të shtetit.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale