Bozhinovska nga Glloboçica: Çdo denar i investuar në hidrocentralet sjell më shumë energji vendore dhe siguri më të madhe

Bozhinovska nga Glloboçica: Çdo denar i investuar në hidrocentralet sjell më shumë energji vendore dhe siguri më të madhe

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, vizitoi hidrocentralin ,,Glloboçica”, ku së bashku me drejtorin e Degës HEC ,,Drini i Zi”, dr. Goce Bozhinovski, inspektuan funksionimin e njërit prej kapaciteteve më të rëndësishme hidroenergjetike në vend dhe diskutuan për aktivitetet e ardhshme investuese dhe planet zhvillimore.

Në fokus të takimit të punës ishin rezultatet e prodhimit, realizimi i planit të prodhimit, mirëmbajtja e rregullt dhe investuese, si dhe faza e ardhshme e revitalizimit të hidrocentraleve ,,Glloboçica” dhe ,,Shpilje”

Veçanërisht inkurajues është fakti se hidrocentrali ,,Glloboçica” tashmë ka realizuar rreth 80 për qind të prodhimit vjetor të planifikuar, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të këtij viti ka furnizuar sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë me 120 GWh energji elektrike – gati 19 për qind më shumë se sa ishte planifikuar.

Këto rezultate tregojnë se kur investohet në kapacitetet vendore të prodhimit, shteti fiton më shumë siguri, stabilitet dhe prodhim të vet energjie elektrike. Prioriteti ynë mbetet modernizimi i kapaciteteve ekzistuese, sepse ato janë themeli i një sistemi energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm, theksoi ministrja Bozhinovska.

Në takim u prezantua edhe faza e tretë e revitalizimit të HEC-it ,,Drini i Zi”, e cila nis këtë verë. Pjesa më e madhe e investimeve do të drejtohet pikërisht te hidrocentralet ,,Glloboçica” dhe “Shpilje”, ku janë paraparë ndërhyrje kapitale – zëvendësimi i gjeneratorëve, rotorëve, kushinetave dhe bllok-transformatorëve, modernizimi i pajisjeve hidromekanike, si dhe aktivitete të tjera që do të rrisin sigurinë, efikasitetin dhe jetëgjatësinë e impianteve.

Paralelisht po zhvillohen edhe projekte të reja zhvillimore, ndër të cilat ,,Glloboçica 2”, ,,Shpilje 2”, një central fotovoltaik lundrues mbi akumulacionin e “Shpiljes”, modernizimi i sistemit rregullues për kontrollin automatik të shkarkimeve dhe menaxhimin në distancë të nivelit të Liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi, si dhe projekte të tjera që do të kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendor të energjisë së pastër.

HEC-i ,,Glloboçica”, i cili u vu në funksion në vitin 1965, prej më shumë se gjashtë dekadash përfaqëson një nga shtyllat e sistemit elektroenergjetik të Maqedonisë. Që nga fillimi i punës e deri më sot ka prodhuar mbi 10.500 GWh energji elektrike, ndërsa falë proceseve të deritanishme të revitalizimit, fuqia e tij e instaluar është rritur nga 34,5 MW në 42,5 MW.

Ministrja Bozhinovska theksoi se investimet në kapacitete të tilla nuk janë vetëm investime në infrastrukturë, por edhe investime në sigurinë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe pavarësinë energjetike të shtetit.

,,Hidrocentralet janë energjia jonë vendore, e pastër dhe strategjike. Ato e zvogëlojnë varësinë nga importi, sigurojnë prodhim të qëndrueshëm dhe përfaqësojnë një nga shtyllat më të fuqishme të tranzicionit të gjelbër energjetik. Prandaj vazhdojmë me investime që do të sigurojnë që këto kapacitete të prodhojnë në mënyrë të sigurt edhe në dekadat e ardhshme”, u shpreh Bozhinovska.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu