U mbajt një seri punëtorish për përgatitjen e Inventarit Kombëtar të Ndërtesave Publike, u “skanuan” 2000 objekte publike

U mbajt një seri punëtorish për përgatitjen e Inventarit Kombëtar të Ndërtesave Publike, u “skanuan” 2000 objekte publike

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale vazhdon procesin e mbledhjes së të dhënave për përgatitjen e Inventarit Kombëtar të Ndërtesave Publike. Deri më tani janë mbledhur të dhëna për 2000 objekte publike, të cilat janë përpunuar nga prizmi i efikasitetit energjetik.

Qeveria dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Agence Française de Développement, në kuadër të Partneritetit për Efikasitet Energjetik të Ndërtesave (PEEB Cool), realizuan një seri punëtorish si pjesë e procesit të prezantimit dhe koordinimit të aktiviteteve për përgatitjen e Inventarit Kombëtar të Ndërtesave Publike.

Përmes punëtorive në të gjitha rajonet planifikuese, me përfshirjen e të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale, procesi synon të sigurojë një kuptim të përbashkët për rëndësinë e inventarit, mënyrën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, si dhe rolin e institucioneve në sigurimin e informatave të sakta, në kohë dhe të krahasueshme.

Procesi është veçanërisht i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave kombëtare për efikasitet energjetik dhe veprim klimatik, si pjesë e obligimeve që vendi ka në përputhje me Paris Agreement, Sofia Declaration dhe anëtarësimin në Energy Community.

Inventari do të jetë gjithashtu bazë për planifikimin e rinovimit të ndërtesave publike, duke përfshirë edhe përmbushjen e objektivit për renovimin e 3% të ndërtesave publike në vit.

Në kuadër të procesit, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) siguron mbështetje teknike për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga inventari i ndërtesave publike në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, MACEF dhe Agence Française de Développement, me qëllim krijimin e një baze për përcaktimin e nënobjektivave kombëtare për ndërtesa më të mira, më efikase dhe më të gjelbra.

Inventari Kombëtar do të shërbejë si hartë për investimet e ardhshme në ndërtesat publike. Me këtë, vendi krijon bazë për institucione më efikase, përdorim më të përgjegjshëm të mjeteve pub-like dhe kushte më të mira për qytetarët

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu