Njoftim për shtyp nga Ministia e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Ministria e Energjetikës, institucionet dhe donatorët po harmonizojnë prioritetet e tranzicionit të energjisë së pastër

Njoftim për shtyp nga Ministia e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale   Ministria e  Energjetikës, institucionet dhe donatorët po harmonizojnë prioritetet e tranzicionit të energjisë së pastër

Me qëllim të qartë për të përshpejtuar tranzicionin energjetik dhe për të rritur koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, sot u mbajt Takimi Plenar i Grupit Sektorial të Punës për Energjetikë, organizuar nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore të energjisë, komunitetit të donatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve të zhvillimit, të cilët shqyrtuan rezultatet e arritura dhe drejtimet e ardhshme për zbatimin e qëllimeve të përbashkëta strategjike.

"Po ndërtojmë një sistem energjetik që ofron stabilitet, besim dhe qëndrueshmëri. Ligji i ri i Energjisë, një tranzicion i drejtë dhe aktivitetet e investimeve në burimet e rinovueshme janë mjetet kryesore me të cilat ne po transformojmë sektorin tonë të energjisë." Ministrja Sanja Bozhinovska theksoi në fjalimin e saj.

Ajo nënvizoi se disa marrëveshje me KfW, BERZH dhe BEI për investime në termocentralet diellore dhe të erës dhe infrastrukturën e rrjetit tashmë janë finalizuar dhe janë duke u përgatitur ligje të reja për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.

Ministrja theksoi se Ligji i ri i Energjisë, i cili u miratua së fundmi në Kuvend, është një shtyllë sistematike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Ky ligj siguron rregullim të qëndrueshëm, transparent dhe të parashikueshëm për investitorët vendas dhe të huaj, forcon kapacitetet e organeve rregullatore dhe operatore dhe krijon kushte për integrim me tregjet evropiane të energjisë. Ligji është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian dhe riafirmon angazhimin e vendit ndaj Agjendës Reformuese për Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e pranishëm në takim mirëpritën miratimin e ligjit të ri, duke e vlerësuar atë si bazë kyçe për avancimin e mëtejshëm të tranzicionit energjetik, si dhe për menaxhim më të mirë të burimeve të rinovueshme, liberalizimin e tregut dhe lidhjen rajonale.

Në kuadër të takimit u prezantuan edhe projekte të avancuara nga SHA ESM, me qëllim përdorimin e energjisë diellore, të erës dhe hidroenergjisë, me fokus në aftësitë e gjelbra dhe vendet e qëndrueshme të punës. MEPSO prezantoi aktivitete për modernizimin e rrjetit të transmetimit, digjitalizimin, sigurinë kibernetike dhe forcimin e infrastrukturës.

" Punojmë me një vizion të qartë dhe burime të kufizuara – por me një angazhim të vazhdueshëm për të modernizuar rrjetin tonë energjetik dhe kapacitetin tonë energjetik në shërbim të së ardhmes." theksoi Bozhinovska.

Në takim u prezantuan edhe detajet e zbatimit të Planit Vjetor për Tranzicion të Drejtë, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e angazhuar për përfshirjen aktive të të gjitha palëve në procesin e dekarbonizimit, sigurisë energjetike dhe rritjes ekonomike të vendit.

Me respekt,

Мinistria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu