Ministria e Energjetikës me kënaqësi përshëndet promovimin e sotëm zyrtar të ndërtimit të parkut të erës Shtip, i mbështetur nga një investim prej 500 milionë dollarësh nga Alkazar Energi Partners. Me 55 turbina me erë në një sipërfaqe prej 326 hektarësh, me kapacitet për të furnizuar rreth 100,000 familje – projekti është investimi më i madh rajonal në burimet e rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor.
Ministria thekson se çdo investim i tillë riafirmon institucionet tona si një partner i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm investimi, i mbështetur nga një qasje e disiplinuar dhe një kuadër rregullator i drejtë.
Ministrja e Energjetikës, në videofjalimin e saj me rastin e nisjes së projektit, theksoi:
"Kjo qeveri e ka vendosur energjinë si shtyllë zhvillimi. Dhe nuk do të ndalemi derisa ta transformojmë Maqedoninë në një qendër rajonale të energjisë së rinovueshme. Si ministre e Energjetikës, me krenari mbështes çdo hap drejt këtij qëllimi. Investimet në erë, diell dhe ujë janë ura drejt stabilitetit ekonomik, tranzicionit të gjelbër dhe vendeve të reja të punës për qytetarët maqedonas. Ky investim ndërton mundësi për të rinjtë, ndërton kapacitete industriale për të gjithë vendin dhe siguri energjetike për shumë familje. " theksoi Bozhinovska.
Ministrja gjithashtu falënderoi partnerët ndërkombëtarë:
"Besimi juaj në institucionet tona është dëshmi se Maqedonia tashmë shihet si një vend i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për investime afatgjata, një partner i respektuar dhe një mori investitorësh që operojnë sipas rregullave dhe besojnë në të ardhmen e këtij vendi.
Nga këndvështrimi i Ministrisë, ky investim sjell përfitime të shumta: energji të pastër dhe të qëndrueshme, reduktim të emetimeve të karbonit, ulje të faturave të energjisë elektrike dhe krijimin e pesëdhjetë vendeve të reja të punës në ndërtim dhe akoma më shumë në funksion. Ministria e Energjetikës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve të ngjashme dhe pret mundësi shtesë investimi në energjinë e gjelbër dhe inovative, të cilat do të sjellin përfitime afatgjata për qytetarët, ekonominë dhe brezat e ardhshëm.
Me respekt,
Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale