Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, vizitoi laboratorin e akredituar për verifikimin e matësve të energjisë elektrike pranë “Elektrodistribuimit”, i cili për më shumë se një dekadë shërben për kontrollin e matjeve dhe funksionalitetit të matësve..
Vizita pason vlerësimin e 13 – të të rregullt mbikëqyrës nga Istituti i Akreditimit i Republikës së Maqedonisë dhe Byroja për Metrologji pranë Ministrisë së Energjisë, të cilët edhe këtë vit konfirmuan se Trupi i Inspektimit të Matësve plotëson plotësisht kërkesat e standardit ndërkombëtar МKS ЕN ISO/IEC 17020.
Ekipi i “Elektrodistribuimit” – prezantoi në detaje ministres teknologjinë, procedurat dhe protokollet e sigurisë që zbatohen në procesin e testimit metrologjik të matësve. Ministrja Bozhinovska pa nga afër pajisjet moderne, ndër to edhe shtatë stacione testimi të prodhuara nga kompania gjermane EMH, dhe u njoh me inxhinierët dhe stafin profesional që çdo ditë sigurojnë testim të saktë, të besueshëm dhe transparent të mtësve që përdoren nga konsumatorët në të gjthë vendin.
„Testimi i saktë i matësve është një segment kyç në ndërtimin e besimit tek konsumatorët , sepse çdo qytetar duhet të jetë i sigurt se paguan për energjinë që realisht e ka konsumuar. Rezultatet nga vlerësimi i fundit mbikëqyrës konfirmojnë se Trupi i Inspektimit të Matësve pranë “Elektrodisribuimit” – i plotëson plotësisht të gjitha kërkesat,” deklaroi ministrja Bozhinovska .
Ministrja shtoi se Ministria e Energjisë do të vazhdojë me vizita dhe kontrolle të rregullta në këto instuticione, me qëllim që personalisht të sigurohet për saktësin, transparencën dhe cilësinë e proceseve që janë me rëndësi të madhe për qytetarët.
„Këto laboratorë duhet të jenë modernë, të certifikuar dhe të besueshëm, në mënyrë që qytetarët të dinë se ekziston një vend ku mund të kontrollojnë saktësinë dhe funksionalitetin e matësit të tyre. Kjo është çështje e marrëdhënieve të drejta, e besimit dhe e interesit të përbashkët,“theksoi Bozhinovska.
Në vizitën e laboratorit, së bashku me ministren Bozhinovska mori pjesë edhe drejtori i Byrosë për Metrologji, Sedat Rushani. Nga Ministria informuan se edhe në Byronë e Metrologjisë do të vihet në fokusin pajisja moderne për kontrollin dhe virifikimin shtetëror të matësve, e cila për shumë vite kishte mbetur e pashfrytëzuar. Me këtë, qytetarët do të kenë mundësi për kontroll të pavarur shtetëror të funksionalitetit të matësve të tyre, drejtëpërdrejt në një institucion nën juridiksionin e shtetit, gjë që do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit dhe drejtësisë në matjen dhe faturimin e energjisë së konsimuar.
Nga ana e ekipit menaxherial të “Elektrodistribuimit” u theksua se kompania vazhidmisht investon në zhvillimin e teknologjisë dhe në trajnimin e stafit profesional, me qëllim që të ruajë nivelin e lartë të saktësisë dhe objektivitetit në testimin e matësve.
Që nga viti 2012, kur Trupi i Inspektimit e mori për herë të parë akreditimin, çdo kontroll i mëvonshëm është rishikuar me sukses dhe ka marrë vlerësim pozitiv nga instuticionet shtetërore dhe ndërkombëtare më të larta. Trupi i Inspektimit të Matësve pranë “Elektrodistribuimit” – është organ inspektimi i tipit “B”, që punon sipas standardeve evropiane dhe përfshin: inspektimin e matësve për verifikim të parë, periodik dhe të jashtëzakonshëm, kontroll metrologjik të cilësisë, dhe inspektim të jashtëzakonshëm të funksionalitetit (A – test), me qëllim të sigurimit të saktësisë, besueshmërisë dhe transaprencës në matjen e energjisë elktrike të konsumuar.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale