Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në përputhje me Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Efiçiencën e Energjisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 147 nga data 15.7.2024), neni 29 paragrafi 1, i cili thotë:
“Licencat apo autorizimet për kryerjen e kontrollit energjetik të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji vlejnë deri më 31 mars 2025 dhe me to mund të kryhen vetëm kontrolle energjetike të objekteve. Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, me detyrë zyrtare, e harmonizon afatin e vlefshmërisë në licencat apo autorizimet e lëshuara, më së voni deri më 31 dhjetor 2024,” e zgjat afatin e vlefshmërisë së licencave dhe autorizimeve për kontrolle energjetike dhe për të njëjtat lëshon dokumente që konfirmojnë afatin e vlefshmërisë.
Licencat/autorizimet janë përgatitur.
Të gjithë ata që ende nuk i kanë tërhequr autorizimet/licencat, mund ta bëjnë këtë personalisht në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
E rëndësishme:
Dokumentet e nevojshme për zgjatjen e licencës:
-
Kërkesë për zgjatjen e licencës
-
Gjendja aktuale me vulë të kompanisë
-
Formulari M1/M2 për kontrolluesin energjetik të punësuar në kompani
-
Kopje e licencës për kontroll energjetik e vlefshme deri më 31.03.2024
-
Licenca tërhiqet personalisht (nga përfaqësuesi i kompanisë) ose me autorizim të lëshuar nga kompania.
Dokumentet e nevojshme për zgjatjen e autorizimit:
-
Paraqitja e autorizimit të vlefshëm deri në afatin e fundit