Ministrja Bozhinovska zhvilloi takim me Ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou.
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim pune me Ambasadorën e Republikës së Greqisë, Sh.S. Sofia Filippidou. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në projektet me rëndësi rajonale.
Të dyja bashkëbisedueset theksuan rëndësinë e ndërtimit të ndërlidhësit të gazit me Greqinë, i cili do të kontribuojë në stabilitetin energjetik dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në rajon. Ministrja Bozhinovska theksoi se ky projekt ka rëndësi strategjike për vendin dhe do të mundësojë furnizim më efikas me gaz natyror.
Gjithashtu, u diskutua për nismat për lidhjen e tregjeve (market coupling) me Greqinë, me qëllim integrimin e tregut të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut në tregun unik evropian. Ministrja informoi se Operatori Kombëtar i Tregut të Energjisë Elektrike (MEMO) ka futur euron si monedhë tregtare në tremujorin e parë të vitit 2025, që përbën një hap kyç drejt kësaj integrimi.
Ambasadorja Filippidou theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bursave të të dy vendeve, gjë që do të sjellë përfitime të rëndësishme për ekonomitë e të dy vendeve dhe për të gjithë rajonin.
Në fund të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorin e energjisë.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale