Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, e udhëhequr nga ministrja Sanja Bozhinovska, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore për të shqyrtuar mundësitë e financimit dhe bashkëpunimit në fushën e efikasitetit energjetik.
Në takim u diskutuan fondet potenciale të Bankës Botërore për mbështetjen e reformave energjetike, tranzicionin drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në vend.
U shqyrtua gjithashtu procesi për krijimin dhe operacionalizimin e Fondit për Efiçencë të Energjisë, ndërsa Banka Botërore prezantoi përvoja nga vendet e rajonit. Ky fond do të luajë një rol kyç në financimin dhe zbatimin e projekteve për efikasitet energjetik, duke ndihmuar në reduktimin e konsumit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. U diskutua gjithashtu komponenta 3 e projektit për Efikasitetin Energjetik në Sektorin Publik (PSEEP), e cila synon të mbështesë këtë aktivitet në Maqedoninë e Veriut.
U diskutuan gjithashtu mundësitë e tjera për bashkëpunim në sektorin energjetik ku Banka Botërore mund të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e të gjithë procesit.
Ministria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave në energjetikë dhe do të vazhdojë bashkëpunimin aktiv me Bankën Botërore për të gjetur zgjidhje për përmirësimin e sektorit energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale