Në takimin e punës së ministres së Energjetikës, Sanja Bozhnovska, me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, u diskutuan për projektet aktuale energjetike dhe implikimet e tyre financiare për kompanitë dhe ekonominë.
Fokusi i bisedës ishte ndikimi i rregulloreve të reja për dekarbonizimin dhe tranzicionin e energjisë së gjelbër të Bashkimit Evropian, të cilat sjellin sfida të rëndësishme, por edhe mundësi për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në vendin tonë, si dhe rëndësinë e tyre për kompanitë vendase dhe ekonominë e përgjithshme. U theksua se nevojitet mbështetje për kompanitë për t'u përshtatur me këto ndryshime në mënyrë që të zvogëlojnë barrat financiare dhe të ruajnë konkurrencën në tregun vendas.
Guvernatori Slaveski dhe ministrja Bozhinovska ranë dakord se sektori financiar është mbështetës i madh i tranzicionit drejt qëndrueshmërisë më të madhe energjetike, respektivisht, bashkëpunimi midis Ministrisë së Energjetikës dhe Bankës Popullore është i rëndësishëm për të krijuar masa që do të mbështesin ekonominë në tërësi, veçanërisht përballë sfidave ekonomike globale.
Në takim u theksua se zhvillimi i sektorëve të energjisë dhe minierave është thelbësor për forcimin e pavarësisë financiare të vendit dhe sigurimin e stabilitetit energjetik që do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe kompanive dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e vendit ndaj goditjeve të jashtme ekonomike.
Në periudhën e ardhshme do të punohet në nisma dhe politika konkrete për të lehtësuar aksesin në financa për investimet në energjinë e gjelbër dhe modernizimin teknologjik, me qëllim mbështetjen e rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë, por për të ofruar zgjidhje efektive që do të mbështesin kompanitë në procesin e përshtatjes, si dhe stabilitetin e ekonomisë kombëtare.
Me respekt,
Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale