Energjia në fokus – Takimi i Bozhinovskës me ambasadoren zvicerane Veronik Hulman Marti

Energjia në fokus – Takimi i Bozhinovskës me ambasadoren zvicerane Veronik Hulman Marti

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Veronik Hulman Marti.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në burimet e rinovueshme të energjisë, efikasitetin e energjisë dhe mbështetjen teknike për zbatimin e projekteve strategjike. Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e mbështetjes zvicerane në procesin e tranzicionit energjetik dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm.

"Bashkëpunimi në sektorin e energjisë është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Ne besojmë se përmes projekteve të përbashkëta do të sigurojmë energji më të pastër dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët", deklaroi ministrja Bozhinovska

Ambasadorja Hulman Marti theksoi gatishmërinë e Zvicrës për të vazhduar mbështetjen e proceseve të reformave në sektorin e energjisë dhe për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e partneriteteve në fushën e efikasitetit të energjisë dhe energjisë së rinovueshme.

Të dyja palët ranë dakord se bashkëpunimi i ardhshëm do të fokusohet në projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sigurinë energjetike të Maqedonisë së Veriut.

Ky takim përfaqëson një konfirmim partneritetit të fortë midis Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës dhe angazhimit të përbashkët për promovimin e sektorit energjetik në përputhje me standardet evropiane

Me respekt,

Мinistria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu