Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është në fazat përfundimtare të përgatitjes së dy projektligjeve të reja, moderne dhe strategjikisht të rëndësishme:
· Projektligji për gjeologjinë
· Projektligji për minierat
Me këto ligje zëvendësohen Ligji ekzistues për burimet minerale dhe përgatitja e tyre paraqet një reformë themelore, institucionale dhe profesionale, të hartuar nga ekspertë të vetë ministrisë.
Ligji është plotësisht në përputhje me rregullativën evropiane. Projektligjet janë në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe transpozojnë RREGULLOREN (BE) 2024/1252 të 11.04.2024.
Nga data 28.07.2025, të dy projektligjet janë në dispozicion në ENER (Regjistri Elektronik Kombëtar i Rregulloreve), ku do të jenë deri më 28.08.2025, për shqyrtim publik dhe shkëmbim mendimesh, sugjerimesh dhe komentesh nga të gjitha palët e interesuara.
Ftojmë të gjithë aktorët– ekspertë, komuna, kompani, organizata të shoqërisë civile dhe individë – të përfshihen në mënyrë aktive. Kjo është një mundësi për të gjitha palët e interesuara që të ndikojnë në krijimin e rregullave që do të rregullojnë sektorin e gjeologjisë dhe minierave në afat të gjatë. Qëllimi është të ndërtojmë së bashku zgjidhjen më të mirë të mundshme ligjore që do të ofrojë:
1.Mbrojtje më e mirë të mjedisit jetësor
· Standarde strikte ekologjike gjatë hulumtimit, shfrytëzimin dhe përpunimin e burimeve minerale.
· Detyrimi për rehabilitimin dhe rikultivimin e terrenit pas përfundimit të aktiviteteve minerare.
· Mundësia e përpunimit dhe shfrytëzimit të lëndës minerale nga deponitë e vjetra.
2.Mbështetje për komunitetet lokale
· Pjesa më e madhe e kompensimeve për burime minerale dhe të ardhurat nga minierat duhet të mbeten në komunat ku bëhet shfrytëzimi.
· Detyrimet për kompanitë për të investuar në infrastrukturën lokale dhe zhvillimin social.
· Përfshirja e komuniteteve në proceset vendimmarrëse.
3.Më shumë kontroll dhe transparencë
· Rregullimi efektiv i sektorit minerar me këto zgjidhje ligjore që do të sigurojnë mbrojtje më të mirë të burimeve natyrore.
· Publiku do të ketë më shumë njohuri për procesin e dhënies së koncesioneve.
· Mbikëqyrje më e fortë nga institucionet shtetërore.
4.Përfitime më të mëdha ekonomike për shtetin
· Taksa dhe kompensime minerare më të larta.
· Të drejta dhe obligime të përcaktuara saktë për koncesionarët.
· Nxitje për investime vendore dhe të qëndrueshme.
· Avancimi i potencialit ekonomik të minierave.
5.Parandalimi i shfrytëzimit të paligjshëme
· Lufta kundër "minierave të egra" dhe gërmimeve të paligjshme.
· Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së lëndës minerale të nxjerrë.
· Dënime të rrepta për shkelje dhe abuzime.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale