THIRRJE E RE PËR KONDICIONERË INVERTER: PËR HERË TË PARË APLIKIM PLOTËSISHT ELEKTRONIK – PA RADHË, PROCEDURË E SHPEJTË DHE E THJESHTË

Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale shpall thirrje publike për dhënien e vër-tetimit – vauçer për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të kondicionerëve inverter, të dedikuar për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2026.

Për herë të parë, procesi i aplikimit do të zhvillohet plotësisht në mënyrë elektronike, përmes faqes së internetit të Ministrisë, duke e thjeshtuar ndjeshëm procedurën për qytetarët. Në vend të dorëzimit të dokumenteve në formë fizike dhe pritjes në radhë, aplikantët do të mund ta përfundojnë të gjithë procesin online – shpejt, thjesht dhe pa barriera të panevojshme administrative. Ky është një hap konkret drejt digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve publike, me qëllim të qartë që institucionet të jenë më pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre reale. Mënyra e aplikimit do të shpjegohet në detaje dhe do të jetë publikisht e qasshme, për të siguruar qasje të barabartë për të gjithë të interesuarit.

Thirrja publike realizohet në përputhje me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2026 dhe parashikon dhënien e vauçerëve për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me fuqi 3,5 kW dhe me klasë energjetike së paku A+, duke kontribuar drejtpërdrejt në uljen e kostove të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik të amvisërisë.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë amvisëritë ku jetojnë persona përfitues të kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe amvisërtë me fëmijë me aftësi të kufizuar që përfitojnë shtesë të veçantë deri në moshën 26 vjeç, ndërsa janë përcaktuar kritere të qarta të të ardhurave për vitin 2025. Gjatë përllogaritjes së të ardhurave totale, nuk merren parasysh kompensimet për aftësinë e kufizuar, me qëllim që mbështetja të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.

Të drejtë për të marrë pjesë:

1. Amvisëri me persona përfitues të kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, të cilat kanë të ardhura mujore neto totale në vitin 2025 që nuk tejkalojnë:

· 30.000 denarë për një amvisëri me një anëtarë

· 45.000 denarë për një amvisëri me dy anëtarë

· 63.000 denarë për një amvisëri me tre anëtarë

· 83.000 denarë për një amvisëri me kater ose me shumë anëtarë

(Në përllogaritje nuk përfshihet kompensimi për shkak të aftësisë se kufizuar )

2 Amvisëri me fëmijë me aftësi të kufizuar (deri në 26 vjeç), përfitues të shtesës së veçantë, me të ardhura mujore në vitin 2025 deri në.:

· 45,000 denarë për një amvisëri me dy anëtarë

· 63,000 denarë për një amvisëri me tre anëtarë

· 83,000 denarë për një amvisëri me katër ose më shumë anëtarë

(në përllogaritje nuk përfshihet shtesa e veçantë)

Një person mund të paraqesë vetëm një kërkesë për amvisëri; nuk përfshihen personat që përfitojnë invaliditet civil ose ushtarak, përfituesit e ndihmës minimale të garantuar dhe të shtesës për energji.

Aplikimi do të bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes platformës. https://aplikanti.energy.gov.mk/ 

 

 

 

,ku aplikuesit do të duhet të dorëzojnë dokumentacion të plotë, përfshirë deklaratë të noterizuar, vendime përkatëse për të drejtat e realizuara, dokumente personale dhe dëshmi për përbërjen e familjes. Nëse aplikimi është i paplotë, do të mundësohet një afat për plotësimin e tij, në përputhje me procedurat ligjore.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të aplikimeve të rregullta dhe të plota, deri në shterimin e mjeteve të parashikuara, ndërsa Ministria sipas detyrës zyrtare do të kryejë veri-fikimin e të dhënave përmes institucioneve kompetente. Listat e përfituesve dhe vendimet e marra do të publikohen dhe do të dërgohen në mënyrë elektronike.

Afati për paraqitjen e kërkesave është 30 ditë nga dita e publikimit të thirrjes publike.

Thirrjen publike me të gjitha informacionet dhe afatet mund ta gjeni në faqen e Ministrisë së en-ergjisë, minierave dhe burimeve minerale–

https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-povik-za-dodeluvanje-na-potvrda-vaucer-za-kupuvanje-i-vgraduvanje-na-inverter-klima-uredi-za-zastita-na-ranlivi-potrosuvaci-na-energija-za-2026-godina

Me këtë thirrje, Ministria vazhdon me mbështetje konkrete për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, duke investuar njëkohësisht në efikasitet energjetik, uljen e kostove të energjisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu