Bozhinovska: Tranzicioni i gjelbër nuk mund të ndodhë pa gartë – mbështetni më shumë projekte të udhëhequra nga gratë – mesazh nga mgjarja globale e BERZH me rastin e Ditës së Gruas

Bozhinovska: Tranzicioni i gjelbër nuk mund të ndodhë pa gartë – mbështetni më shumë projekte të udhëhequra nga gratë – mesazh nga mgjarja globale e BERZH me rastin e Ditës së Gruas

Мinistrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në ngjarjen kryesore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me moton „No Economy Wins Running at Half Capacity: The Economic Power of Gender Equality“. Ngjarja u mbajt në format hibrid në selinë e BERZH – it dhe u hap nga presidentja e bankës, Odile Renaud - Basso .

Në fillim të ngjarjes u theksua realiteti ekonomik që udhëheq zhvillimin – ekonomitë nuk mund ta arrijnë potencialin e tyre të plotë nëse gjysma e popullsisë është e kufizuar në mundësitë për të marrë pjesë.

Presidentja e BERZH – it, Odile Renaud – Basso, theksoi se boshllëqet gjinore ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitetin, qëndrueshmërinë dhe kapacitetin inovativ të ekonomive.

Në fjalimin e saj, ministrja Bozhinovska e lidhi rëndësinë e barazisë gjinore me tranzicionin e gjelbër energjetik:

Maqedonia e Veriut po lëvizë drejt një transformimi ambicioz të sektorit energjetik – me zgjerimin e kapaciteteve për energji solare dhe të erës, modernizimin e sistemit dhe krijimin e një sistemi energjetik më të pastër dhe më fleksibil. Por ky tranzicion duhet të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës. Gratë kanë rol kyç në formësimin e këtij transformimi. Pjesëmarrja më e madhe e grave në sektorin energjetik – nga inxhinere dhe sipërmarrëse deri te politikëbërëse dhe lidere – përmirëson vendimmarrjen,  nxit inovacionin dhe ndërton institucione më të forta”, theksoi Bozhinovska në fjalimin e saj.

Мinistrja theksoi se promovimi i grave në sektorin energjetik nuk është vetëm çështje barazie, por një nevojë strategjike për suksesin e tranzicionit të gjelbër. Kjo nënkupton më shumë gra në profesionet teknike, më shumë gra që udhëheqin projekte për energji të rinovueshme dhe më shumë gra që formësojnë politikat kombëtare energjetike.

Мinistrja Bozhinovska u ndal edhe te një shembull i suksesshëm nga ministria e saj:

Jam krenare që Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është ndoshta një nga institucionet e rralla në vend ku gratë janë shumicë mes të punësuarve – 78 gra kundrejt 69 burrave. Në një sektor që tradicionalisht konsiderohet ‘ mashkullor ‘, kjo është dëshmi se gratë janë të përgatitura dhe të afta të udhëheqin.“

Ajo theksoi edhe rezultatet konkrete nga trajnimet për tarnzicion të drejtë që i zbaton BERZH në vend, ku nga 620 pjesëmarrës, 222 ishin gra – një tregues i fortë se gratë janë gjithnjë e më të pranishme në fuqinë punëtore për tranzicionin energjetik.

Në pyetjen se si institucionet mund të mbështesin më shumë gra lidere, ministrja u përgjigj:   

Së pari, krijoni rrugë reale, jo simbolike për mundësi. Së dyti, investoni te gratë që në moshë të re, veçanërisht në karrierat STEM dhe teknike. Dhe së treti – financoni projekte, ato jo vetëm që japin rezultate, por hapin dyer që shumë të tjera t’i ndjekin.“

Мinistrja theksoi se partneriteti me institucionet ndërkombëtare si BERZH është kyç për përmirësimin e investimeve klimatike gjithëpërfshirëse:

Strategjia jonë e re për barazi gjinore dhe kapital njerëzor fokusohet në fusha ku hendekët janë më të mëdhenj dhe ku veprimi mund të sjellë ndryshim: tranzicioni i gjelbër, ekonomia digjitale dhe përfaqësimi në vendimmarje.“

Мinistrja theksoi se tranzicioni energjetik mund të arrijë potencialin e tij të plotë vetëm nëse është gjithëpërfshirës dhe nëse gratë janë lidere në procesin e ndryshimit të gjelbër:

Nëse duam një tanzicion energjetik të suksesshëm dhe të qëndrueshëm, duhet të sigurojmë që gratë jo vetëm të marrin pjesë në sektor, por edhe të ndihmojnë në udhëheqjen dhe formësimin e së ardhmes së tij.“

Мinistrja Bozhinovska theksoi se investmi te gratë nuk është vetëm çështje drejtësie, por një nevojë strategjike për të ardhmen e sektorit energjetik: kur gratë udhëheqin, ato hapin rrugën për shumë të tjera dhe e gjithë ekonomia përparon.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

  

Accessibility Menu