Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim pune me drejtuesen e re të Departamentit të Energjisë në bankën gjermane të zhvillimit KfW për Evropën dhe Kaukazin, Babet Shtajn von Kamienski.
Në takim u diskutua për projektet aktuale energjeike, si dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e energjisë së qëndrueshme.
U diskutuan disa projekte kyçe të realizuara me mbështetjen e KfW, duke përfshirë fazën e dytë të parkut me erë Bogdanci, si dhe projektet energjetike në Manastir. Këto investime, siç u theksua në takim, do të forcojnë pavarësinë energjetike të vendit.
Ministrja Bozhinovska, në takim, theksoi se KfW gjermane është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, përmes mbështetjes së të cilit realizohen projektet kyçe në interes të qytetarëve.
Përfaqësuesit e KfW në takim riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e tranzicionit energjetik, duke theksuar rëndësinë e tranzicionit të përshpejtuar drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Ata theksuan angazhimin e tyre për të mbështetur Qeverinë me qëllim sigurimin e një sistemi elektroenergjetik të sigurt dhe modern, si dhe përafrimin me standardet evropiane.
"Modernizimi i infrastrukturës energjetike dhe lidhjes rajonale do të forcojë pozicionin e Maqedonisë së Veriut në kontekst rajonal dhe global. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me KfW për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme", deklaroi ministrja Sanja Bozhinovska.
Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se bashkëpunimi do të vazhdojë më tej, veçanërisht në pjesën e investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në nivel kombëtar.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale