Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, vizitoi galerinë e vogël "Otkritie" në Shkup, e cila, nën udhëheqjen e një organizate joqeveritare, i përkushtohet ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë së pasur minerale të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë vizitës, ministrja Bozhinovska theksoi se rubini maqedonas, unik në origjinën dhe vetitë e tij, meriton mbrojtje institucionale dhe njohje si thesar kombëtar. Ajo vuri në dukje se është koha jo vetëm që entuziastët, individët dhe organizatat joqevereitare- të promovojnë këtë perlë unike, por edhe që institucionet shtetërore të përfshihen në mënyrë aktive. Ministria tashmë po punon për koordinimin e të gjitha institucioneve përkatëse – së bashku me Institutin Gjeologjik të Maqedonisë – në mënyrë që rubini maqedonas të marrë statusin zyrtar të trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur.
Vizita u pasurua nga prania e ambasadorit të Republikës Franceze, Kristof Le Rigoler, si dhe Gregoar Egorof, përfaqësues i Muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës në Paris. Z. Egorof solli në galeri ekzemplarë të rrallë gurësh dhe mineralesh nga Franca – duke përfshirë gurin e përdorur për ndërtimin e Katedrales Notre Dam dhe Pallatin Elysee – dhe, si autor i një libri mbi mineralet e Evropës, njoftoi se po konsideronte përfshirjen e rubinit maqedonas në botimin e ardhshëm.
Në ngjarje mori pjesë edhe drejtori i Shërbimit Gjeologjik Ivica Andov, i cili i dha mbështetje eksperte nismës dhe theksoi vlerën shkencore të rubinit.
Një përshtypje të veçantë bëri promovuesi afatgjatë i rubinit maqedonas, Deco, i cili tregoi në detaje historinë e secilit ekzemplarit dhe prezantoi prodhimin e një çelësi artistik në të cilin janë futur rubini maqedonas, amazoniti dhe të gjitha mineralet e tjera nga toka jonë. Kur u pyet nga ambasadori Le Rigoller se çfarë simbolikisht e "hap" këtë çelës, përgjigja ishte: "Zemra e popullit maqedonas, dhe nëse duam – sekretet e vendit tonë të bukur".
Rubini maqedonas, i njohur edhe si korundum me ngjyrën e tij karakteristike të kuqe, është gjeologjikisht unik: gjendet vetëm në afërsi të Prilepit dhe në malet përreth Mariovos dhe është i vetmi rubin në Evropë që nxirret dhe përpunohet në mënyrë natyrale. Përveç vlerës së saj estetike dhe koleksionuese, është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.
Ministrja Bozhinovska theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi më të madh të mbrojtjes, vlerësimit dhe promovimit ndërkombëtar të pasurisë minerale të Maqedonisë – si pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe krenarisë sonë natyrore.
Me respekt,
Мinistria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale