Bozhinovska: Nuk do të ketë kompromis për sigurinë energjetike – me mbështetjen e Bankës Botërore nis përgatitja për ndërtimin e një centrali të ri kogjenerues në REK Manastir

Bozhinovska: Nuk do të ketë kompromis për sigurinë energjetike – me mbështetjen e Bankës Botërore nis përgatitja për ndërtimin e një centrali të ri kogjenerues në REK Manastir

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua solemnisht Marrëveshja e Grantit në vlerë prej 2.4 milionë dollarësh amerikanë ndërmjet SHA ESM dhe Bankës Botërore, me të cilën fillojnë aktivitetet përgatitore për realizimin e projektit të centralit kogjenerues REK Manastiri 1.

Në ngjarje, përveç nënshkruesve – përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe SHA ESM – morën pjesë edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha..

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministrja Bozhinovska theksoi se nënshkrimi i sotëm paraqet një hap të rëndësishëm në modernizimin e sektorit energjetik maqedonas dhe një konfirmim të orientimit strategjik të shtetit drejt një të ardhmeje energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut po përshpejton zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, por paralelisht është e domosdoshme të sigurohen kapacitete të qëndrueshme prodhuese që do të garantojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes është një dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut ka vizion, ka plan dhe ka partnerë që besojnë në të ardhmen tonë”, deklaroi Bozhinovska.

,,Vizioni ynë është i qartë – Maqedonia e Veriut të bëhet një vend që prodhon më shumë energji vendore dhe gradualisht zvogëlon gjurmën e karbonit, por pa bërë kompromis me sigurinë energjetike. Sa më shumë burime të ripërtëritshme të integrojmë në sistem, aq më shumë na nevojiten kapacitete bazë të qëndrueshme dhe fleksibile që do të sigurojnë furnizim të pandërprerë me energji. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem energjetik modern që ndjek politikat evropiane, duke garantuar njëkohësisht energji të sigurt dhe të përballueshme për qytetarët dhe ekonominë”, theksoi ministrja.

Ministrja theksoi se gazi natyror është njohur si lëndë djegëse tranzitore në dokumentet strategjike kombëtare dhe përfaqëson një segment të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit gradual të sektorit energjetik.

Sipas saj, projekti për centralin e ri kogjenerues në REK Manastiri do të mundësojë prodhim modern të energjisë elektrike dhe termike, ulje të ndjeshme të emetimeve të gazrave të dëmshëm, përmirësim të cilësisë së ajrit dhe furnizim më të sigurt me energji për qytetarët dhe ekonominë.

Sot nuk po e fillojmë vetëm procesin e përgatitjes së një centrali të ri energjetik. Sot po hedhim edhe një hap të rëndësishëm drejt një Maqedonie më të fortë energjetikisht, më të qëndrueshme dhe më evropiane. Tranzicioni i gjelbër duhet të jetë njëkohësisht ekologjik dhe ekonomikisht i qëndrueshëm, duke siguruar një mjedis të pastër, vende pune të sigurta dhe një të ardhme të qëndrueshme energjetike”, theksoi ministrja.

Bozhinovska theksoi se Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj modernizimit të sektorit energjetik, rritjes së prodhimit vendor të energjisë dhe krijimit të kushteve për një tranzicion energjetik gradual, të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Projekti për centralin kogjenerues “REK Manastiri 1”, vlera totale e të cilit vlerësohet në mbi 200 milionë euro, përfaqëson një nga investimet kyçe në procesin e transformimit të sektorit energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe në përmbushjen e objektivave kombëtare dhe evropiane për zhvillim të qëndrueshëm energjetik. Centrali i ri kogjenerues do të mundësojë prodhimin e njëkohshëm të energjisë elektrike dhe termike, me ulje të ndjeshme të emetimeve të dëmshme dhe harmonizim me standardet moderne vendore dhe evropiane për mbrojtjen e mjedisi.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu