BOZHINOVSKA: SHTETI E MBORJTI RUBININ MAQEDONAS – U BË SIMBOLI ZYRTAR KOMBËTAR MINERAL I VENDIT

BOZHINOVSKA: SHTETI  E  MBORJTI RUBININ MAQEDONAS – U BË SIMBOLI ZYRTAR KOMBËTAR MINERAL I VENDIT

Maqedonia shkroi një faqe të re në mbrojtjen e pasurisë së saj natyrore. Rubini maqedonas është mbrojtur zyrtarisht si gur gjysmë i çmuar kombëtar, duke bërë që shteti për herë të parë të ketë një simbol mineral zyrtarisht të mbrojtur të këtij lloji.

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, njoftoi sot se është përmbyllur procesi i mbrojtjes institucionale të rubinit maqedonas, një mineral që përfaqëson një pjesë të paçmueshme të trashëgimisë natyrore, gjeologjike dhe kulturore të Maqedonis.

E mbrojtëm rubinin maqedonas. Sot shteti fiton diçka autentikisht maqedonase, të njohur dhe të mbrojtur zyrtarisht. I falënderoj Institutin Gjeologjik për punën e përkushtuar dhe bashkëpunimin gjatë gjithë procesit. Ky është vetëm fillimi – do të vazhdojmë me mbrojtjen edhe të pasurive të tjera unike minerale, ndër të cilat edhe disa lloje të mermerit maqedonas”, deklaroi ministrja Bozhinovska.

Me këtë vendim, rubini maqedonas fiton statusin e trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur, ndërsa Republika e Maqedonisë fiton simbolin e saj të parë mineral të mbrojtur zyrtarisht – një tjetër shenjë dalluese e identitetit kombëtar dhe e pasurisë natyrore të shtetit.

Procesi i mbrojtjes së rubinit maqedonas, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mineralin e parë në vend që mbrohet në këtë mënyrë, përbënte një ndërmarrje komplekse që kërkonte përkushtim të jashtëzakonshëm, ekspertizë dhe koordinim ndërmjet shumë institucioneve dhe specialistëve. Kontribut të veçantë në realizimin e kësaj nisme dhanë drejtori i Institutit Gjeologjik, Ivica Andov, dhe ekipi profesional i Institutit, të cilët në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me Ministrinë punuan aktivisht në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm profesional dhe në përmbylljen me sukses të të gjithë procedurës. Dejan Shkartov – Deko, promovues afatgjatë, përpunues dhe një nga ruajtësit më të përkushtuar të traditës së rubinit unik maqedonas, dha një kontribut të pakursyer dhe tregoi përgjegjësi të lartë shoqërore, duke e vendosur interesin publik mbi atë personal dhe duke hequr dorë vullnetarisht nga të drejtat e fituara më parë, me qëllim që rubini maqedonas të marrë mbrojtje shtetërore dhe të bëhet një e mirë kombëtare e qasshme për të gjithë qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

Brenda Ministrisë, nën udhëheqjen e ministres Sanja Bozhinovska, në proces morën pjesë aktive këshilltari shtetëror për miniera Filip Petrovski, këshilltarja shtetërore për koordinim dhe komunikim strategjik Anita Petrovska Rajkoviq, si dhe ekipi juridik i Ministrisë, të cilët përmes angazhimit të tyre profesional dhe punës së përkushtuar dhanë një kontribut të rëndësishëm për realizimin me sukses të kësaj nisme me interes kombëtar.

Drejtorit Eljesa Neziri, i cili e njohu rëndësinë kombëtare të kësaj nisme dhe dha mbështetje të fuqishme institucionale për realizimin e saj, si dhe të gjithë punonjësve të Institutit, të cilët me ekspertizën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre profesional, në partneritet me Ministrinë, punuan në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe përfundimin me sukses të procedurës

Kjo është edhe një dëshmi se përmes punës së përbashkët, besimit të ndërsjellë dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, Maqedonia mund t’i njohë, mbrojë dhe promovojë me sukses pasuritë dhe vlerat e saj kombëtare. Mbrojtja e rubinit maqedonas nuk është vetëm një akt administrativ, por një shembull se si uniteti institucional dhe qasja profesionale krijojnë një trashëgimi të qëndrueshme dhe kontribuojnë në afirmimin e identitetit maqedonas dhe të pasurive natyrore të vendit, brenda dhe jashtë tij.

Rubini maqedonas përfaqëson një veçanti gjeologjike dhe estetike. Bëhet fjalë për një korund me ngjyrë karakteristike rozë-mjedër, e krijuar për shkak të pranisë së kromit në strukturën e tij kristalore. Veçantia e tij qëndron edhe në faktin se gjendet ekskluzivisht në rrethinën e Prilep dhe në malet e Mariovo, gjë që e bën atë rubinin e vetëm natyror në Evropën kontinentale që përpunohet në nivel lokal.

Përveç vlerës së tij të jashtëzakonshme mineralogjike, estetike dhe koleksionuese, rubini maqedonas është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit dhe përfaqëson një simbol të bukurisë natyrore, autenticitetit dhe krenarisë kombëtare.

Procesi për mbrojtjen e tij filloi në shtator të vitit 2025, ndërsa me vendimin e miratuar është përmbyllur me sukses procedura për njohjen e tij zyrtare dhe mbrojtjen institucionale. Ky sukses është dëshmi se kur institucionet, komuniteti profesional dhe individët që i vlerësojnë sinqerisht pasuritë natyrore maqedonase punojnë së bashku, mund të krijohen vlera të qëndrueshme me rëndësi kombëtare dhe të ruhet e promovohet ajo që e bën Maqedoninë unike.

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve minerale maqedonase, me qëllim ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe afirmimin e saj si vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rubini maqedonas nga tani nuk është më vetëm një fenomen natyror – ai është simbol kombëtar i Maqedonisë, i mbrojtur zyrtarisht.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu